Netanyahu: Nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje me asnjë çmim, do luftojmë derisa Hamasi të eliminohet

Botë | 3 vite më parë

“Përpjekjet tona për të liruar pengjet vazhdojnë pa pushim. Siç kam thënë, ne nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje me asnjë çmim. Shumë gjëra që janë thënë në media sikur ne i kemi pranuar, për shembull lirimin e terroristëve, por ne nuk i pranojmë”,- tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Gjithashtu, Netanyahu më pas konfirmoi se Izraeli nuk do t’i japë fund luftës derisa “Hamasi të eliminohet, të gjithë pengjet të kthehen dhe Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin”.

Izraeli ka shkatërruar shumicën e batalioneve të Hamasit, por disa mbeten në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ka thënë kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu.

Duke folur në një mbledhje të kabinetit, kryeministri izraelit tha se forcat e tij do të duhet të “përballen” me atë që është ende duke vepruar në jug të enklavës.

Qindra mijëra njerëz kanë ikur në Gazën jugore që kur Izraeli filloi operacionin e tij tokësor pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se situata humanitare vazhdon të përkeqësohet me furnizimet mjekësore, ushqimin dhe ujin.

Nga ana tjetër Izraeli ka deklaruar se është i vendosur të shkatërrojë Hamasin dhe ta parandalojë që të kthehet në pushtet në Gaza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme