OBSH: Rastet me kancer do rriten me 77 % deri në 2050

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë në raportin e saj të fundit se 35 milionë njerëz do të preken nga kanceri deri në 2050, që do të thotë 77 % më shumë se rastet e diagnostikuara në 2022.
Të dhënat e studimit tregojnë se kanceri i mushkërive ishte forma më e zakonshme në mbarë botën në vitin 2022 ku shënon edhe vdekjet më të larta. Më pas lloji i kancerit më të përhapur është ai i gjirit që prek më së shumti femrat dhe më pas kanceri i prostatës dhe stomakut.
Rritja e shpejtë e rasteve me kancer reflekton plakjen e popullsisë dhe zhvillimin social-ekonomik. Studiuesit vënë në dukje disa faktorë si obeziteti, përdorimi i duhanit dhe përdorimi i alkoolit, si dhe faktorët mjedisorë si ndotja e ajrit ndikojnë në zhvillimin e kancerit.
Pavarësisht progresit që është bërë në zbulimin e hershëm të kancerit dhe trajtimin dhe kujdesin e pacientëve ka ende pabarazi të konsiderueshme në rezultatet e trajtimit të kësaj sëmundje mes vendeve të zhvilluara dhe atyre ende në zhvillim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




