Lufta Izrael-Hamas, Blinken “zbarkon” për të pestën herë në Lindjen e Mesme

Botë | 3 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit do të udhëtojë në Lindjen e Mesme për të pestën herë që nga 7 tetori.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të niset të dielën në udhëtimin e tij të pestë në Lindjen e Mesme që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael.

Lajmin e bëri të ditur Departamenti i Amerikan i Shtetit, sipas të cilit, Blinken do të udhëtojë në Arabinë Saudite, Egjipt, Katar, Izrael dhe Bregun Perëndimor nga 4 shkurti deri më 8 shkurt.

Kjo do të jetë ndalesa e tij e gjashtë në Izrael që nga 7 tetori i vitit të kaluar. 

“Sekretari do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje që siguron lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe përfshin një pauzë humanitare që do të lejojë ofrimin e qëndrueshëm dhe të shtuar të ndihmës humanitare për civilët në Gaza”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një deklaratë për mediat.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme