Pezullimi i fondeve ndaj UNRWA-s, Gaza në mëshirë të fatit

Gaza që po shndërrohet në shkretëtirë si pasojë e luftës mes Hamasit dhe Izraelit, tani pritet të lihet në mëshirë të fatit, ku pak organizma ndërkombëtarë po veprojnë atje.
Tashmë edhe UNRWA e cila ndihmon shumë palestinezë gjendet mes një stuhie të madhe diplomatike për dyshimet se disa prej stafit të saj ka qenë e përfshirë në sulmet e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit.
Kjo ka sjellë edhe pezullimin e fondeve të shumë vendeve ndaj kësaj organizate duke bërë që palestinezët në Gaza të mbeten në mëshirë të fatit.
Agjencia e Ndihmës dhe Punës për Refugjatët, ose UNRWA, u themelua në vitin 1949, duke punuar në Gaza, Bregun Perëndimor, Siri, Liban dhe Jordani, duke u kujdesur për 700 mijë palestinezët që u detyruan ose u larguan nga shtëpitë e tyre me krijimin e shtetit të Izraelit.
Agjencia për ndihmën dhe shpëtimin e jetës në të cilën mbështeten dy milionë banorë të Gazës mund të përfundojë misionin e saj, pasi disa qeveri perëndimore kanë pezulluar fondet e tyre nisur nga akuzat se disa anëtarë të stafit të UNRWA-s ishin përfshirë në sulmet e 7 tetorit në Izrael.
Misioni aktualisht drejton strehimoret për të zhvendosurit dhe shpërndan të vetmen ndihmë që Izraeli po e lejon.
UNRËA ofron infrastrukturën dhe mjetet kryesore të jetës së përditshme që Gazës i ka munguar shumë gjatë cikleve të saj në dukje të pafundme të dhunës, rrethimit dhe varfërimit.
Ajo drejton objekte mjekësore dhe arsimore, duke përfshirë qendrat e trajnimit të mësuesve dhe pothuajse 300 shkolla fillore – si dhe prodhon tekste shkollore që edukojnë të rinjtë palestinezë.
Vetëm në Gaza, ajo punëson rreth 13,000 njerëz. Si agjencia më e madhe e OKB-së që vepron në Gaza, ajo ka qenë kyçe për përpjekjet humanitare.
Vetë ekzistenca e tij kritikohet nga Izraeli se ka ndikuar në statusin e palestinezëve si refugjatë, duke inkurajuar shpresat e tyre të vazhdueshme për të drejtën e kthimit në tokën nga e cila u dëbuan në vitin 1948 ose gjatë luftërave të njëpasnjëshme.
Fati i refugjatëve ka qenë një çështje thelbësore në konfliktin arabo-izraelit.
Shumë palestinezë duan kthehen në Palestinën historike, pjesë të së cilës tani janë në Izrael.
Izraeli e kundërshton këtë pretendim dhe shpesh e ka kritikuar krijimin e UNRWA-së për mënyrën se si lejon trashëgiminë e statusit të refugjatit.
‘Urrejtja dhe intoleranca’
Për më tepër, qeveritë izraelite kanë denoncuar prej kohësh mësimdhënien dhe tekstet shkollore të agjencisë për, sipas tyre, përjetësimin e pikëpamjeve anti-izraelite.
Në vitin 2022, mbikëqyrësi izraelit IMPACT-se bëri të ditur se materiali arsimor i UNRWA u mësonte studentëve se Izraeli po përpiqej të “fshinte identitetin palestinez, të vidhte dhe falsifikonte trashëgiminë palestineze dhe të fshinte trashëgiminë kulturore të Jerusalemit”, duke shtuar se agjencia promovonte “anti-semitizmin”, urrejtjen, intolerancën dhe mungesën e neutralitetit”.
Komisioni Evropian identifikoi atë që e quajti “material antisemitik” në librat shkollorë, “duke përfshirë edhe nxitjen e dhunës”.
Parlamenti Evropian ka kërkuar vazhdimisht që financimi i BE-së për Autoritetin Palestinez të kushtëzohet me heqjen e një përmbajtjeje të tillë.
UNRËA ka thënë më parë se raportet e bëra në lidhje me materialin e saj arsimor ishin “të pasakta dhe mashtruese” dhe se shumë nga librat në fjalë nuk ishin përdorur në shkollat e saj.
Në vitin 2018, administrata e Donald Trump, një mbështetës i vendosur i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, e ndërpreu plotësisht mbështetjen financiare për UNRWA.
Tani, ndërsa disa qeveri perëndimore kanë ngrirë fondet e tyre, agjencia është përsëri në telashe potencialisht serioze – me implikime të rëndësishme për 5.3 milionë refugjatët palestinezë.
SHBA, një nga donatorët më të mëdhenj duke kontribuar rreth 340 milionë dollarë në 2022.
Gjermania, e cila gjithashtu ka pezulluar financimin, vjen më pas, pasi dërgoi 162 milion dollarë atë vit.
Izraeli ka akuzuar prej kohësh degët e OKB-së për paragjykim, antisemitizëm dhe më keq.
Dhe tani, një qeveri që po përballet me kritika në rritje brenda dhe jashtë vendit për luftën në Gaza, ka shfrytëzuar këtë mundësi për të forcuar argumentin e saj – dhe për të zhvendosur disi fokusin.
Për aleatët perëndimorë të Izraelit, ky është gjithashtu një shans për të treguar mirëkuptim dhe mbështetje për Izraelin, duke mbajtur në të njëjtën kohë presionin ndaj qeverisë për të frenuar ofensivën, transmeton BBC.
Pavarësisht ndërprerjes së fondeve, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, theksoi se shkeljet e një numri të vogël të stafit nuk mund të përcaktojnë gjithë agjencinë. Ndërsa shtoi se ajo ka ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve në Gaza.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Izraelit e ka etiketuar UNRWA-n si “krahun civil të Hamasit” dhe tha se ajo nuk duhet të ketë rol në Gazën e pas konfliktit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




