Supë ndaj “Mona Lizës”, sulmohet sërish kryevepra e Leonardo da Vinçit

Botë | 3 vite më parë

Mona Lisa, një nga kryeveprat e artit botërore realizuar nga mjeshtri i rilindjes italiane, Leonardo da Vinci, është bërë sërish objekt sulmi në muzeun e Luvrit në Paris ku ajo është e ekspozuar.

Dy gra, pjesë e një lëvizjeje ambientaliste, kanë hedhur supë ndaj pikturës, e cila fatmirësisht ka shpëtuar për shkak të xhamit antiplumb që e mbron.

Në një video që u publikua në rrjetet sociale, dy protestueset kërkuan të drejtën për të patur ushqim të shëndetshëm, duke theksuar se sistemi aktual bujqësor ishte i sëmurë. 

Piktura e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, është mbrujtur me xham sigurie që nga viti 1950, kur u dëmtua nga një visitor i muzeut që hodhi acid ndaj saj. 

Në vitin 2019, muzeu bëri të ditur se kishte instaluar një xham më transparent dhe antimplumb për ta mbrojtur më mirë atë.

Në 2002-in, një tjetër aktivist hodhi kek ndaj Mona Lizës duke iu kërkuar njerëzve që të mendonin për Tokën.

RTSH

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme