Shefi i të drejtave të OKB-së dënon ekzekutimin e të dënuarit në Alabama me gaz azoti

Shefi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara dënoi ekzekutimin e një të burgosuri në shtetin amerikan të Alabamas me gaz azot, duke thënë se metoda mund të përbëjë torturë.
Kenneth Smith, i dënuar për një vrasje me pagesë të vitit 1988, u ekzekutua të enjten (25 janar) me gaz azot , përdorimi i parë i një metode të re të dënimit me vdekje që nga fillimi i injeksioneve vdekjeprurëse në SHBA katër dekada më parë.
“Më vjen thellësisht keq për ekzekutimin e Kenneth Eugene Smith në Alabama, pavarësisht shqetësimeve serioze që kjo metodë e re dhe e paprovuar e mbytjes nga gazi azotik mund të jetë torturë, ose trajtim mizor, çnjerëzor ose poshtërues. Dënimi me vdekje nuk është në përputhje me të drejtën themelore për jetën. Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të vendosin një moratorium në përdorimin e tij, si një hap drejt heqjes universale”, tha Volker Turk, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Smith i kishte mbijetuar një tentative ekzekutimi. Në nëntor 2022, zyrtarët e Alabamës e ndërprenë ekzekutimin e tij me injeksion vdekjeprurës pasi u përpoqën për orë të tëra për të futur një gjilpërë intravenoze në trupin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




