Në gjykim për shpifje, Tramp braktis përkohësisht sallën e gjyqit

Botë | 3 vite më parë

Ish- presidenti amerikan, Donald Tramp (Trump) është larguar nga gjyqi ndërkohë që palët po paraqisnin argumentet përmbyllëse në rastin për shpifje kundër tij që lidhen me akuzat e autores E. Jean Carroll për përdhunim.

Ish-presidenti tashmë është zbuluar se ka shpifur shkrimtaren E Jean Carroll për komentet që ai bëri për të në vitin 2019, ndërsa ai ishte president.

Juria në këtë çështje tani duhet të vendosë se sa duhet të paguajë zoti Tramp për dëmshpërblim.

Por të premten, ai u largua nga gjykata gjatë diskutimeve përfundimtare nga avokati i zonjës Carroll, i cili tha se zoti Tramp ishte një gënjeshtar që mendonte se rregullat nuk zbatoheshin për të.

Përpara largimit të tij të shpejtë, Tramp u pa duke tundur kokën teksa avokatja Roberta Kaplan përmendi vazhdimisht se Tramp kishte sulmuar seksualisht zonjën Carroll.

Ai u rikthye më pas në sallë kur do të fliste avokatja e tij.

Një gjyq civil vitin e kaluar zbuloi se zoti Trump kishte sulmuar seksualisht zonjën Carroll, një kolumniste reviste, në një dyqan të Nju Jorkut në vitet 1990. Ajo juri gjithashtu e gjeti atë përgjegjës për shpifje pasi i quajti akuzat e saj një gënjeshtër – dhe ai u urdhërua t’i paguante asaj rreth 5 milion dollarë (4 milion £) si dëmshpërblim.

Tramp, që është konkurrenti kryesor republikan në garën zgjedhore presidenciale të këtij viti në Shtete të Bashkuara./BBC


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme