Binjaket u shitën që në lindje në familje të ndryshme, ribashkohen në TikTok

Amy dhe Ano janë binjake identike, por menjëherë pasi lindën, ato u shitën në familje të ndara, ndërsa nënës së tyre biologjike iu tha se kishin vdekur. Vite më vonë, ato e gjetën njëra-tjetrën rastësisht falë një shfaqjeje talentesh televizive dhe një videoje të Tik-Tok. Ndërsa hulumtuan në të kaluarën e tyre, ata kuptuan se ishin mes mijëra foshnjave në Gjeorgji të vjedhura nga spitalet dhe të shitura, fenomen që ka zgjatur deri në vitin 2005.
“Kam frikë, me të vërtetë e frikësuar. Unë nuk kam fjetur gjatë gjithë javës. Ky është shansi im që më në fund të marr disa përgjigje për atë që na ndodhi”, tha Amy.
Pasi gjetën njëra-tjetrën përmes TikTok, vajzat zbuluan se u pëlqente e njëjta muzikë, të dyve u pëlqente kërcimi dhe madje kishin të njëjtin model flokësh. Ata zbuluan se kishin të njëjtën sëmundje gjenetike, një çrregullim kockor i quajtur displazi.
“Dukej sikur po zbulonim një mister së bashku. Sa herë mësoja diçka të re për Anon, gjërat bëheshin më të çuditshme. Ishte si të shihesha në pasqyrë, saktësisht e njëjta fytyrë, saktësisht i njëjti zë. Unë jam ajo dhe ajo jam unë”, thotë Amy.

Vajzat vendosën të përballen me familjet e tyre dhe për herë të parë mësuan të vërtetën, ato ishin të adoptuara në 2002.
Duke gërmuar më thellë, binjakët zbuluan se detajet në certifikatat e tyre zyrtare të lindjes, përfshirë datën e lindjes, ishin të gabuara.
Pas zbulimit të rastit të binjakëve janë me mijëra raste që kërkojnë përgjigje lidhur me kapitullin e errët të Gjeorgjisë ku në vitet 1970-2005 lulëzonte tregu i zi i adoptimit të fëmijëve, të cilët iu merreshin nënave dhe shiteshin në familjet e tjera.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




