Shtyhet masa e arrestit me burg për gazetarin e ndaluar në Rusi

Botë | 3 vite më parë

Gjykata e Moskës ka shtyrë deri në datën 30 mars masën e arrestit me burg për Evan Gershkovic, gazetari i Wall Street Journal që është ndaluar pasi akuzohet nga autoritetet ruse për spiunazh.

Gershkovic, punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane ndërkohë kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura nga rusët, të parat ndaj një gazetari të huaj që nga koha e ish bashkimit sovjetik.

Gershkovic, shtetas amerikan, u arrestua në mars të vitit të shkuar ndërsa kishte shkuar për punë në qytetin e Jekaterinburgut dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet me deri 20 vite burg.

Gershkovic, i cili më parë ka punuar edhe për agjencinë franceze të lajmeve AFP, ka vijuar raportimin nga Rusia edhe pasi Kremlini filloi ofensivën ndaj Ukrainës, ndërsa shumë kolegë të tij ndërkohë janë larguar nga federata.

Rusët pretendojnë se Gershkovic u kap në flagrancë, megjithëse nuk kanë paraqitur publikisht ndonjë provë të mbështesin këtë pretendim.  Gershkovic po mbahet në  Lefortovo, burgu famëkeq i Moskës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme