Ron DeSantis pezullon fushatën për president të SHBA-së

Guvernatori republikan Ron DeSantis ka pezulluar fushatën e tij për president të SHBA-së, duke hequr dorë nga gara.
Guvernatori i Floridës, është larguar nga gara presidenciale e vitit 2024, shtatë muaj pas një fillimi të vështirë të fushatës së tij.
Më herët gjatë ditës, DeSantis kishte hequr dorë nga disa dalje të planifikuara në media.
Largimi i tij e lë Nikki Haley si rivalin e vetëm të rëndësishëm të Donald Trump.
Ky vendim i tij vjen dy ditë përpara zgjedhjeve paraprake në New Hampshire.
DeSantis e bëri njoftimin në një video në platformën X.
“Nuk mund t’u kërkoj mbështetësve tanë të japin vullnetarisht kohën e tyre të përkushtohen plotësisht, kur ne nuk e kemi të qartë rrugën drejt fitores dhe aq më pak të sigurt. Prandaj, sot po e pezulloj fushatën time. Është e qartë për mua se shumica e votuesve republikanë duan t’i japin Donald Trump një shans tjetër,” tha ai, duke shtuar, “Ai ka mbështetjen time sepse ne nuk mund të kthehemi te garda e vjetër republikane e dikurshme, apo ripaketimi i formuar që përfaqëson Nikki Haley”, ka thënë ai.
“Success is not final, failure is not fatal: it is the courage to continue that counts.”
– Winston Churchill pic.twitter.com/ECoR8YeiMm
— Ron DeSantis (@RonDeSantis) January 21, 2024
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




