Dy avionë përplasen në pistën e një aeroporti në Japoni

Botë | 3 vite më parë

Dy avionë u përplasën në një pistë në aeroportin New Chitose në Hokkaida, Japoni.

Transmetuesi publik japonez raportoi se në aksident u përfshinë avioni i kompanisë Korean Air dhe Cathay Pacific me bazë në Hong Kong, që kishte pasagjerë në bord.

Cathay Pacific tha se avioni i saj ishte “në tokë” me pasagjerë në bord kur ndodhi incidenti.

Ky është aksidenti i dytë brenda një muaji. Në fillim të janarit, të paktën pesë anëtarë të ekuipazhit humbën jetën kur një avion i Rojës Bregdetare të Japonisë dhe një aeroplan pasagjerësh i Japan Airlines u përplasën në aeroportin e Tokios.

/ rtsh.al / 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme