BE sanksionon liderin e Hamas-it, grupi militant palestinez akuzon bllokun për standarde të dyfishta

Botë | 3 vite më parë

Këshilli Evropian vendosi sanksione ndaj liderit politik të Hamasit në Gaza, Jahja Sinuar. BE, që e konsideron grupin militant palestinez një organizatë terroriste, tha se Sinuar bëhet subjekt i ngrirjes së aseteve në bllokun 27-vendesh dhe ndalon qytetarët e evropianë të kryejnë transaksione financiare me të. Në një deklaratë, ekzekutivi i Unionit tha se vendim vjen si pjesë e përgjigjes së BE ndaj kërcënimit të paraqitur nga Hamasi dhe sulmeve të tij brutale dhe terroriste në Izrael më 7 tetor 2023.”

Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz përshëndeti atë që ai tha se ishte një vendim i drejtë nga ana e Bashkimit Evropian. “Ne do të vazhdojmë të zhdukim rrënjën e së keqes në Gaza dhe kudo ku ngre kokën”- shkroi ai në rrjetin X.

Ndërkohë, këshilltari i shefit të Hamasit, Ismail Janijeh, akuzoi BE-në për njëanshmëri dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti politikë me standarde të dyfishta. “Këto janë sanksione qesharake dhe pa kuptim, sepse të gjithë e dinë se Jahja Al-Sinuar nuk ka prona apo para, as në Palestinë dhe as jashtë saj”, tha ai për Rojters.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme