Koreja e Jugut dhe Japonia akuza Koresë së Veriut: Po teston raketa balistike

Botë | 3 vite më parë

Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën një raketë balistike në ujërat në brigjet lindore të gadishullit Korean, sipas Shefit të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JCS).

Roja Bregdetare e Japonisë, duke cituar informacione nga Ministria e Mbrojtjes, njoftoi se një predhë, që besohet të jetë një raketë balistike, u lëshua nga Koreja e Veriut dhe fluturoi rreth 1000 kilometra përpara se të zbarkonte në det.

Ushtria e Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë po punojnë së bashku për të analizuar detaje të mëtejshme të raketës, tha JCS, duke shtuar se ushtria e Koresë së Jugut po mban “qëndrim të plotë gatishmërie”./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme