Itali/ Shembet dyshemeja e restorantit gjatë dasmës, 35 persona të plagosur

Botë | 3 vite më parë

Të paktën 35 persona kanë mbetur të lënduar në Pistoia të Italisë, pasi dyshemeja e një restoranti ku po mbahej një dasmë u shemb dhe të ftuarit përfunduan në katin e poshtëm të ndërtesës.

Pesë prej personave të plagosur janë në gjendje të rëndë, ndërsa lëndime morën edhe çifti i të sapomartuarve. Ndërtesa datonte që në shekullin e 15 dhe dikur ka qenë manastir, por prej kohësh përdorej si restorant.

Sipas mediave italiane. 80 persona po kërcenin në sallën ku po mbahej dasma, kur dyshemeja poshtë tyre u shemb, dhe të ftuarit përfunduan në katin e poshtëm.

Më shumë se 100 forca zjarrfikëse, të policisë dhe të shërbimeve të emergjencës u angazhuan në operacionin e shpëtimit dhe për fat të mirë ngjarja përfundoi pa viktima.  Prokuroria e Pistoias ka hapur një hetim për ngjarjen./ La Republica

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme