Po përpiqeshin të ngjiteshin në një barkë për në Britaninë e Madhe, humbin jetën 4 migrantë

Katër migrantë kanë humbur jetën në ujërat franceze në përpjekje për të kaluar kanalin drejt Britanisë. Incidenti ndodhi në orët e para të së dielës ku rreth 70 persona u përpoqën të ngjiteshin në një barkë të nisur nga brigjet e Wimereux në Pas-de Calais.
Autoritetet franceze bënë të ditur se migrantët u gjetën në vështirësi në det ndërsa po përpiqeshin të mbërrinin barkën.
Një person u lëndua gjatë incidentit. 72 persona, përfshi 10 fëmijë u shpëtuan dhe dërguan në një qendër komunitare në Kale.
Autoritetet lokale thonë se viktimat ishin nga Iraku dhe Siria. Rreth 50 forca zjarrfikëse dhe disa mjete policore u dislokuan për të dhënë ndihmë. Ngjarja vjen pak rreth një muaji që nuk ishte regjistruar ndonjë kalim I paligjshëm kufitar për në Britaninë e Madhe.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




