Shefi i OKB-së: Grupi Houthi të ndalojë sulmet në Detin e Kuq, rrezikojnë ekonominë botërore

Botë | 3 vite më parë

Shefi i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se grupi militant Houthi duhet të ndalojë menjëherë të gjitha sulmet ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres i quajti sulmet e tilla të papranueshme dhe tha se ato rrezikojnë zinxhirët e furnizimit global dhe “kanë një ndikim negativ në situatën ekonomike dhe humanitare në mbarë botën”, thuhet në një deklaratë.

Guterres tha se vendet që mbrojnë anijet e tyre nga sulmet Houthi duhet ta bëjnë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe jo të përshkallëzojnë situatën. Ndërsa ushtritë e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, të mbështetur nga disa vende të tjera sulmuan objektivat Houthi në Jemen.

Administrata e Bidenit dhe aleatët e saj kishin paralajmëruar se grupi militant i mbështetur nga Irani do të mbante pasojat e sulmeve të tij ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq. Zyrtarët e SHBA dhe Britanisë së Madhe kanë mbrojtur sulmet, duke përmendur vetëmbrojtje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme