Qeveria kubaneze rrit 5 herë më shumë çmimin e benzinës dhe naftës

Qeveria kubaneze ka njoftuar rritjen me 5-fish të çmimit të karburanteve në vendin që po përballet me mungesë të këtyre produkteve si dhe një krizë ekonomike në rritje. Nga shkurti, çmimi i një litre benzinë do të rritet nga 25 në 132 peso.
Ministri i financave Vladimir Regueiro bëri të ditur se edhe çmimi i energjisë elektrike si dhe gazit do të pësojnë rritje. Konsumatorët e zonave rezidenciale do t’i paguajnë këto produkte 25 për qind më shumë.
Regueiro bëri të ditur se qeveria do të hapte 29 pika të reja karburanti të cilat do të pranojnë vetëm pagesa në dollarë, në mënyrë që të mblidhet sasi valute të huaj për të blerë karburant në tregjet ndërkombëtare.
Këto masa synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë sonë, u shpreh Regueiro në një fjalim televiziv. Përmes këtyre masave, qeveria e vendit komunist, synon të reduktojë deficitin e saj buxhetor rënduar nga pandemia e koronovarisut, si dhe ashpërsimi i sanksioneve amerikane.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




