SHBA: Sipas hetimeve të deritanishme, nuk qëndrojnë izraelitët pas shpërthimit në spitalin e Gazës

Zyrtarët amerikanë që hetojnë shpërthimin në një spital në Gaza kanë deklaruar se informacionet e mbledhura deri më tani tregojnë se Izraeli nuk është “përgjegjës” për shpërthimin.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë thotë se “vlerësimi aktual” u bazua në analizën e imazheve, përgjimeve dhe informacionit me burim të hapur.
“Ndërsa ne vazhdojmë të mbledhim informacione, vlerësimi ynë aktual, bazuar në analizën e imazheve, përgjimeve dhe informacionit me burim të hapur, është se Izraeli nuk është përgjegjës për shpërthimin në spitalin e Gazës dje”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.
Deklarata vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden tha se shpërthimi në spitalin al Ahli, për të cilin zyrtarët e Hamasit pretenduan se vrau qindra njerëz dhe ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit, duket se nuk ishte shkaktuar nga Izraeli, por “nga ekipi tjetër”./ Sky News
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




