Bruksel, të shtëna me armë zjarri, 2 viktima, disa të plagosur, policia: Thirri “Allah akbar” para se të qëllonte

Botë | 3 vite më parë

Brukseli është tronditur pak minuta më parë, pasi një person hapi zjarr në qendër të qytetit duke lënë të vdekur 2 persona dhe disa të plagosur.

Nga pamjet e marra nga një banor i zonës, shihet një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe me një helmetë të bardhë në kokë.

Autori raportohet se qëlloi me kallashnikov dhe më pas u arratis me një skuter. Sipas policisë, ai thirri në gjuhën arabe se e kreu sulmin në emër të zotit para se të hapte zjarr. 

Mediet lokale thanë se viktimat janë shtetas suedezë. Suedia po luan ndeshje kualifikuese me Belgjikën për Euro 2024, por nuk është e qartë nëse viktimat ndodheshin në qytet për ndeshjen.

Sulmi raportohet se ndodhi rreth orës 19:00 me kohën lokale afër Bulevardit d’Ypres në qendër të Brukselit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme