Hamasi lëshon ‘breshëri raketash’ në Jerusalem dhe Tel Aviv

Krahu i armatosur i Hamasit , Brigadat Al Qassam, tha se hodhi një “breshëri raketash” në Jerusalem dhe Tel Aviv. Në një deklaratë, ata thanë se sulmet e fundit ishin në përgjigje të “shënjestrimin e civilëve nga Izraeli”.
Të paktën 2,808 palestinezë janë vrarë dhe 10,850 janë plagosur që kur Izraeli nisi sulmet në Rripin e Gazës.
Për të pestën ditë radhazi, 2.3 milionë palestinezë në Gaza janë pa energji elektrike. Shërbimet bazë , përfshirë shërbimet shëndetësore, të ujit dhe kanalizimeve janë në prag të kolapsit. Qytetarët po konsumojnë ujin e njelmët nga puset e destinuara për vaditje , duke ngritur shqetësimin për transmetimin e sëmundjeve.
Drama është përhapur edhe në spitale , të cilat janë të mbipopulluara dhe përballen me mungesë droge dhe karburanti për shkak të bllokadës.
Në momentin kur u dëgjuan sirenat, parlamenti izraelit, ishte në seancë, si pasojë e të cilit stafi politik, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu u ndërprenë dhe nxituan drejt strehimoreve .
Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka përditësuar numrin e njerëzve që beson se mbahen peng në Gazaku nga 155 ka shkuar në 199 numri, gati 4000 të plagosur dhe 1300 të vdekur./BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




