Një viktimë dhe dy të plagosur në një shkollë të mesme në Francë

Botë | 3 vite më parë

Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë, thonë zyrtarët.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se sulmi ndodhi në një shkollë te mesme në qytetin verior të Arras rreth orës 11:00 me kohën lokale.

Sipas dëshmitarëve, sulmuesi bertiti “Allahu Akbar”, gjatë sulmit. Sulmuesi është arrestuar dhe tani ndodhet në paraburgim.

Mediat franceze raportojnë se ai ishte një ish-nxënës në shkollë dhe është rreth të 20-ave, i njohur për shërbimet e sigurisë për përfshirjen e tij me islamin radikal.

Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë shkollën ku ndodhi ngjarja ndërsa Asambleja Kombëtare në Paris ka pezulluar seancën e saj në solidaritet me viktimat./BBC/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme