Izrael-Hamas/ Rritet numri i amerikanëve të vrarë gjatë konfliktit

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se numri i shtetasve amerikanë të vrarë gjatë konfliktit Izrael-Hamas është rritur në të paktën 22.
Po ashtu, ka dhe shtetas amerikanë në mesin e afër 150 pengjeve të marra nga militantët e Hamasit, gjatë sulmit të tyre të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor.
Në një deklaratë për median, Presidenti i SHBA, Joe Biden, bëri të ditur se të paktën 14 qytetarë amerikanë janë vrarë deri më tani, ndërsa mes pengjeve të marrë nga Hamas ka dhe shtetas amerikanë.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka dënuar ashpër sulmin e Hamasit dhe ka shtuar se SHBA-ja është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e nevojshme Izraelit.
Më 7 tetor, grupi militant Hamas nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, duke e sulmuar nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme të ashpra dhe po vazhdon që ta bombardojë Gazën, territor ku jetojnë rreth 2 milionë banorë.
Izraeli në fillim të javës tha se ka “rrethuar plotësisht Gazën”, që nënkupton se nuk do të lejojë në këtë territor të shkojnë furnizime të ushqimit e karburanteve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




