Autoritetet palestineze: Në radhët tona janë vrarë 1100 persona

Botë | 3 vite më parë

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri të vrarëve në radhët e palestinezëve ka arritur në 1100 njerëz dhe 5,339 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga e shtuna kur ndodhi sulmi.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi të mërkurën se ndërprerjet e energjisë elektrike do të çojnë në pezullimin e shërbimeve laboratorike dhe bankave të gjakut në të paktën 58 laboratorë dhe banka gjaku, duke kërcënuar jetën e mijëra njerëzve që kanë nevojë për trajtim.

Izraeli ka rritur ofensivën e tij në Gaza pas sulmit fillestar të Hamasit gjatë fundjavës, kur militantët e armatosur u derdhën mbi kufirin e fortifikuar.

Ndërkaq Izraeli ka urdhëruar gjithashtu një “rrethim të plotë” në enklavë, duke përfshirë ndalimin e furnizimeve me energji elektrike, ushqim, ujë dhe karburant.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme