Kriza në Izrael, Çipa në “3D”: Netanyahu kërkon unitet nga populli i tij

Botë | 3 vite më parë

Analisti Aleksandër Çipa mendon se kryeministri Benjamin Netanjahu po krijon dilema gjeopolitike me lëvizjet e tij të fundit si reagim ndaj luftës me grupin Hamasin.

Në emisionin “3D” të gazetarit Alban Dudushi, Çipa renditi katër aspekte nga diskursi i kryeministrit për të mbështetur tezën e tij.

“Netanjahu ka kërkuar sot që autoritetet izraelite të mposhtin terroristët që janë ende brenda Izraelit. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse përcakton strategjinë dhe aksionet e tjera që mund të ndërmarrë ushtarakisht. Së dyti, ka thënë ‘përgatisim një operacion masiv ofensiv në Gazë’. Këtu ka dilema të mëdha, që kanë të bëjnë me atë që quhet avantazhi propagandistik, sepse bota njëzëri po e cilëson sulm terrorist atë të Hamasit.

Jo më kot, reagimin e parë e kemi nga [Antonio] Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili e paralajmëroi Izraelin për ndërhyrjen në Gazë. E treta mendoj se është lëvizja e brendshme politike që ka kryer sot me thirrjen për një qeveri uniteti, e njëjta thirrje që u bë për Gjashtë Ditët e vitit 1967. E fundit, janë shtuar dilemat gjeopolitike. Prezenca amerikane me avionmbajtësit e mëdhenj në Lindjen e Mesme, tregon se kemi fillesat e një protagonizmi negocious që vjen nga Turqia, Irani dhe nga ana tjetër kemi soliditet të Perëndimit me Evropën për këtë qasje.“

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme