Mbyllen Lojërat Aziatike, vendosen 15 rekorde botërore

Botë | 3 vite më parë

Lojërat e 19-ta Aziatike që u zhvilluan në Hanxhou të Kinës Lindore u mbyllën.  Gjatë 16 ditëve të fundit, rreth 12 000 sportistë nga 45 vende e rajone të botës ndanë momente të paharrueshme, morën medalje për paraqitjet e tyre të jashtëzakonshme, si edhe mësime të çmuara që do t’i ndihmojnë të përgatiten për garat e ardhshme.

Gjatë gjithë veprimtarisë, sportistët arritën suksese të jashtëzakonshme, duke vendosur 15 rekorde botërore, 37 rekorde aziatike dhe 170 rekorde të vetë Lojërave Aziatike. Numri i biletave të shitura i kaloi 3.05 milion, duke sjellë të ardhura në një vlerë prej rreth 83.55 milionë dollarë.

Si Lojërat me numrin më të madh të ndeshjeve dhe të pjesëmarrësve, zyrtarët e Këshillit Olimpik të Azisë (OCA) thanë se të dita e fundit e garave kishte shënuar një shikueshmëri televizive rekord. 

“Shikueshmëria televizive e Lojërave ka qenë më larta ndonjëherë. Kanë qenë Lojëra me standarde shumë të larta dhe jemi shumë të kënaqur për këtë,” tha në një konferencë shtypi Vinod Kumar Tiëari, drejtor i përgjithshëm në detyrë i OCA-s. 

Nga 56 objektet e standardizuara ndërkombëtare të garave, 19 mund të përdoren nga publiku i gjerë për aktivitete fitnesi, tetë mjedise të tjera do të funksionojnë si baza trajnimi për ekipet profesionale dhe tetë mjedise universitare do të shërbejnë kryesisht për qëllime arsimore brenda kampuseve të tyre përkatëse- tut ha nga Komiteti Organizativ. 

Lojërat në Hangzhou, shënojnë herën e tretë që Kina organizon këtë veprimtari kontinentale shumë sporte për herë të tretë, pas Pekinit në vitin 1990 dhe Guanxhou në 2010-n.

Gazetar A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme