OKB dënon sulmet e Hamasit: Terrorizmi nuk justifikohet

Botë | 3 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar sulmet të kryera nga Hamasi ndaj Izraelit, duke theksuar se terrorizmi nuk ka asnjë justifikim.

Kreu i OKB, ka shfaqur një shqetësim të thellë për rrethimin e plotë të kufirit të Gazës nga Izraeli.

Ai theksoi se situata humanitare në Gazë ishte e rëndë edhe para fillimit të këtij konflikti dhe se pritet të përkeqësohet edhe më shumë me këtë rrethim të ri.

“Situata humanitare në Gaza ishte jashtëzakonisht e rëndë edhe para këtyre armiqësive. Tani vetëm do të përkeqësohet edhe më shumë”, u shpreh ai.

Ky shqetësim vjen pas deklaratave të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, i cili ka bërë të ditur që Izraeli ka planifikuar një rrethim të plotë të Gazës, me pasoja të rënda për popullsinë që jeton në këtë zonë. Izraeli planifikon të ndalojë rrjedhjen e rrëmës, ushqimit, ujit dhe gazit, çka ka ngritur shqetësime të mëdha për situatën humanitare në Gazë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme