“Ky është vetëm fillimi”, Netanjahu thotë se kundërpërgjigjja e Izraelit do të ndryshojë Lindjen e Mesme

Botë | 3 vite më parë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu (o. Netanyahu), është zotuar se do ta “ndryshojë Lindjen e Mesme” në lutën e shtetit të tij me grupin militant palestinez, Hamas, përderisa ushtria e tij po vazhdon ta sulmojë nga ajri Rripin e Gazës.

“Ajo se çfarë do të përjetojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme… ne do ta ndryshojmë Lindjen e Mesme”, u tha Netanyahu zyrtarëve nga jugu i shtetit, ku militantët e Hamasit kryen një sulm të befasishëm mëngjesin e 7 tetorit, shkruan REL.

“Ky është vetëm fillimi… ne do t’i mposhtim ata me forcë, me forcë të jashtëzakonshme”, shtoi ai. Gjatë pasdites shpërthime dhe shtëllunga të zeza tymi janë vënë re në rajonin e diskutueshëm midis Izraelit dhe Libanit, pas dhjetëra sulmeve ajrore të ndërmarra nga forcat izraelite. 

E ndërsa e gjithë kjo po ndodh në kufirin verior të Izraelit nga ku dy raketa në drejtim të Tel-Avivit, kryeministri i qeverisë tranzitore të Libanit, Najib Mikati, tha se prioriteti kryesor i vendit të tij tani është ruajtja e stabilitetit në rajon.

Gazetar A. Mata

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme