Rritet numri i udhëtimeve, Kina shton linja të reja të trenave me shpejtësi të lartë

Botë | 3 vite më parë

Shtimi i numrit të turistëve dhe rritja e udhëtimeve ka bërë që Kina të hapë edhe tre linja të tjera të reja të trenave me shpejtësi të lartë. Fluksi i madh i udhëtarëve për shkak të pushimeve të Festës së mes vjeshtës dhe Ditës Kombëtare ka bërë që rreth 900 trena të vendosen në shërbim të përkohshëm  duke e çuar numrin e trenave me shpejtësi të lartë në qarkullim në më shumë se 11 mijë.

Në një ditë të vetme ato kanë kryer më shumë se 53.5 milionë udhëtime pasagjerësh, një rritje prej 52.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Veç udhëtimeve me trena, edhe numri i udhëtimeve me automjete është rritur në 59.6 milionë, një rritje kjo me 55.4%, ndërkohë që rritja më e madhe është ajo e udhëtimeve me anije, që është rritur me 136%.

Rritje gjatë ditëve festive kanë pësuar edhe rrugët kombëtare të dedikuara për këmbësorët. Rrugët famshme tregtare “Uangfujing” në Pekin dhe rrugën “Nanjing” në Shangai, pësuan një shtim të udhëtarëve me 87 për qind krahasuar me një vjet.

Kjo ka çuar në rritjen e shpenzimeve duke bërë që tregu kinez i konsumit të gjallërohet. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Tregtisë atje, xhiroja e ndërmarrjeve të shitjes me pakicë dhe shërbimit të ushqimit në mbarë vendin është rrit 8.3% vetëm gjatë fundjavës.

Gazetar A.Mata

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme