Pa energji elektrike, ushqim dhe karburant, Izraeli bllokadë totale në Gaza

Izraeli ka urdhëruar një bllokadë totale të Gazës duke i lënë ata pa energji elektrike, pa ushqim dhe pa karburant.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Yoav Gallant tha se vendi i tij po luftonte me siç ai i quan kafshë njerëzore dhe po sillej si i tillë.
“Nuk do të ketë energji elektrike, ushqim, karburant. Ne po luftojmë kafshët njerëzore dhe do të veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha ai.
Kjo është një lëvizje që do ta bëjë të padurueshme jetën e përditshme të palestinezëve që jetojnë atje, pasi jetesa e tyre varet nga Izraeli.
Kjo vjen pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit pretenduan se kishin siguruar kufirin me Gazën pas sulmit brutal të së shtunës.
Izraeli dhe Egjipti kanë vendosur nivele të ndryshme të bllokadës ndaj Gazës që kur Hamasi mori pushtetin nga forcat rivale palestineze në vitin 2007.
Izraeli kontrollon hapësirën ajrore mbi Gazën dhe vijën e saj bregdetare, dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të hyjnë dhe të dalin nëpër pikat e tij kufitare. Në mënyrë të ngjashme, Egjipti kontrollon se kush kalon brenda dhe jashtë kufirit të tij me Gazën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




