Alarm për sulm terrorist në Gjermani/ Mbyllet aeroporti i Hamburgut

Botë | 3 vite më parë

Aeroporti I Hamburgu në gjermani pezulloi fluturimet këtë të hënë, pasi policia, bazuar mbi një email ku kërcënohej për një sulm me bombë ndaj një avioni që ishte nisur nga Irani, mori masat e nevojshme për parandalimin ndonjë tragjedie të mundshme. 

Një zëdhënës i policë federale i cilësoi masat, ku përfshihej edhe marrja në pyetje e 198 pasagjerëve të avionit të linjës Teheran-Hamburg si dhe kontrolli i valixheve të tyre, si procedurë normale që ndërmerret kur një kërcënim konsiderohet serioz.  

Autoritetet e aeroportit ndërkohë kanë njoftuar se vonesat në fluturime mund të vijojnë dhe  nuk ka dhënë një kohë specifike kur ato do të rifillojnë. 

Lajmi për pezullimin e fluturimeve për shkak të kërcënimit erdhi në ditën e parë të një takimi të qeverive franceze dhe gjermane që po zhvillohet po në Hamburg, ku marrin pjesë edhe kancelari Olaf Sholz dhe presidenti francez Emanuel Macron. 

Aeroporti i Hamburgut është një nga aeroportet më të vjetër të aviacionit civil në botë dhe më I vjetri ndërkombëtar në gjermani. Ai është gjithashtu aeroporti I pestë me numrin më të madh të pasagjerëve në Gjermani.

Gazetare E. Pepa

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme