Sulmi në Izrael/ Borrel thërret në takim urgjent ministrat e jashtëm të BE-së

Botë | 3 vite më parë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Xhosep Borrel (o. Josep Borrell) do të thërrasë të martën (10 tetor) në një takim urgjent Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për të trajtuar sitiuatën në Izrael.

Pas sulmit vdekjeprurës së të shtunës (7 tetor) nga grupi militant Hamas në Izrael, Borel shkruan se nuk ka asnjë justifikim mbi terrorizmin e kryer, ndërsa shtoi se 260 nga 3 mijë të rinjtë që po festonin në momentin kur u zunë pritë u vranë brutalisht nga Hamasi.

“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për të trajtuar situatën në #Izrael dhe në rajon.

3.000 të rinj ishin jashtë për të festuar në një festë, kur u zunë pritë. Tani është e qartë se 260 prej tyre u vranë brutalisht nga Hamasi. Të tjerët u morën peng nga terroristët. Nuk mund të ketë asnjë justifikim që dikush të synojë civilët e pafajshëm, kurrë”, shkruan Borrel në rrjetin social X.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme