“Pushtimi” nga çimkat, Franca do të vendosë qen nuhatës në trena dhe metro

Franca do të dërgojë qen nuhatës për të inspektuar trenat dhe metronë e Parisit për çimka, pas dhjetëra raporteve për infektime, ka deklaruar Ministri i Transportit, Klemën Bun (Clement Beaune).
“Kur ka një problem, ne e trajtojmë atë, nuk do ta mohojmë”, tha ai.
Një valë neverie është përhapur në të gjithë Francën pasi njerëzit kanë postuar foto që supozohet se tregojnë insektet në metronë e Parisit, trenat me shpejtësi të lartë dhe në aeroport.
Ministri tha se të gjithë operatorët e transportit publik do të nxisin procedurat shëndetësore në përgjithësi, duke shtuar se ekipet e qeneve nuhatës ishin efektive në zbulimin e çimkave.
Ai shtoi se çdo tre muaj, do të publikohen të dhëna për të gjitha raportet dhe çdo infektim të konfirmuar.
“Transparenca totale do të sjellë besim të plotë”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka nevojë për psikozë apo frikë”.
Çimkat, të cilat kryesisht u zhdukën nga jeta e përditshme deri në vitet 1950, janë rishfaqur në dekadat e fundit ndërsa vendet urbanizohen dhe udhëtimet ndërkombëtare po lulëzojnë. Ato mund të rriten deri në 5 mm të gjata dhe 3 mm të gjera dhe janë bërë gjithashtu gjithnjë e më rezistente ndaj trajtimeve kimike./ The Guardian
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




