Lufta me Rusinë/ Zelenski vlerëson mbështetjen e SHBA-së: Nuk na zhgënjyen në një kohë të vështirë

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenski ka vlerësuar mbështetjen e SHBA në luftën e saj kundër pushtimit rus. Presidenti ukrainas tha se ka mbështetje 100 përqind nga Shtëpia e Bardhë si edhe në Kongres.

“Shtetet e Bashkuara janë një nga liderët në ndihmën dhe mbështetjen e Ukrainës, në mbrojtjen e demokracisë. Ndjej se ka mbështetje në Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara janë një nga liderët në ndihmën dhe mbështetjen e Ukrainës, në mbrojtjen e demokracisë” tha presidenti ukrainas.

Projektligji i ndalimit i miratuar këtë fundjavë për të mbajtur hapur qeverinë e SHBA-së nuk përfshinte fonde shtesë për Ukrainën, për shkak të kundërshtimeve nga disa konservatorë. Administrata e Presidentit Xho Bajden (Joe Biden) paralajmëroi se kjo do të kishte pasoja të rënda për luftën.

“Shtetet e Bashkuara nuk na zhgënjyen në një kohë shumë të vështirë. Edhe pse kishte zëra të ndryshëm. Ju e dini që kishte zëra të ndryshëm midis përfaqësuesve të Partisë Republikane. Por në pjesën më të madhe, demokratët dhe republikanët mbështetën Ukrainën” tha Zelenski.

Zelenski beson se Rusia tani është më e dobët se sa ishte në fillim të luftës, kështu që ndalimi i mbështetjes ose kthimi i luftimeve në një konflikt të ngrirë në një farë mënyre do të nënkuptonte ndihmën e agresorit.

“Kjo nuk është për të mos ndihmuar Ukrainën dhe për të komplikuar veprimet tona sulmuese ose mbrojtëse. Jo, nuk është. Çdo pauzë sot është një ndihmë ekskluzivisht për Federatën Ruse,” tha ai.

Ndaj Zelenski tha se ai është personalisht mirënjohës ndaj Bajdenit dhe liderëve të vendeve evropiane që po mbështesin Ukrainën. “Ne do të bëjmë gjithçka për të mos e humbur atë”, tha presidenti ukrainas.

SHBA do të transferojë mijëra armë iraniane të sekuestruara dhe municione në Ukrainë , në një masë që mund të ndihmojë në zbutjen e disa prej mungesave kritike me të cilat përballet ushtria ukrainase ndërsa ajo  pret më shumë para dhe pajisje  nga SHBA dhe aleatët e saj./CNN

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme