Moldavi/ Ndryshon ligji zgjedhor për të mbajtur jashtë politikanë pro-rusë

Parlamenti i Moldavisë ka nisur masat për të parandaluar anëtarët e partisë së jashtëligjshme pro-ruse, Shor që të konkurrojnë në zgjedhjet lokale me parti të tjera ose si të pavarur.
Gjykata Kushtetuese e shpalli partinë antikushtetuese qershorin e kaluar, por të martën sqaroi se anëtarët e saj kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 5 nëntorit, për sa kohë që nuk përfaqësojnë Shor.
Partia, e drejtuar nga biznesmeni në mërgim Ilan Shor, prej muajsh organizon mobilizime proteste kundër Presidentes Maia Sandu dhe qeverisë së saj, me rastin e çmimeve të larta të produkteve. Sandu akuzoi Shore dhe Rusinë për përpjekje për të destabilizuar Moldavinë pas pushtimit rus të Ukrainës, të cilin ajo e kritikoi ashpër.
Sot (4 tetor), në një aksion që synon drejtpërdrejt anëtarët e Shor, parlamenti miratoi një ndryshim në Kodin Zgjedhor për të ndaluar “individë të caktuar” të kandidojnë për poste në zgjedhjet lokale. Agjencive ligjzbatuese u kërkohet të paraqesin një listë me emra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të hartojë listën përfundimtare të personave të ndaluar të marrin pjesë në zgjedhje.
Shor, i cili jeton në Izrael, u dënua në mungesë me 15 vjet burg prillin e kaluar për një skandal bankar dhe pastrim parash. SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj saj. Si ai ashtu edhe Rusia mohojnë se dëshirojnë të destabilizojnë Moldavinë./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




