BE nis Programin Vjetor të Mbështetjes Multisektoriale 650 milionë euro për Etiopinë

Botë | 3 vite më parë

Bashkimi Evropian (BE) ka nisur zyrtarisht të mërkurën një program mbështetës multisektorial për Etiopinë me vlerë 650 milionë euro, shkruan Agjensia Etiopiane e Lajmeve.

Komisionerja e BE-së për Partneritetin Ndërkombëtar, Juta Urpilainen ( Jutta Urpilainen)  dhe Ministri i Financave i Etiopisë,  Ahmed Shid ( Ahmed Shide) nënshkruan kornizën e mbështetjes në prani të ambasadorëve nga anëtarët e BE-së me qendër në Addis Abeba.

Programi do të zbatohet në Etiopi nga viti 2024 deri në vitin 2027.

Gjatë këtij rasti, Komisioneri tha se nisja e programit tregon përkushtimin e BE-së për të mbështetur Etiopinë ashtu siç po kryhet pas marrëveshjes së paqes.

Komisionerja e BE-së për Partneritetin Ndërkombëtar, Jutta Urpilainen ndodhet në Addis Abeba për një vizitë zyrtare pune në Etiopi.

Gjatë diskutimit të saj me ministrin e financave Ahmed Shid  komisioneri tha se Etiopia është një partner strategjik për Bashkimin Evropian.

( Sipas ENA )

/ rtsh /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme