Gjyqi/ Avokati i shtetit të Nju-Jorkut: Trump fitoi 1 mld dollarë duke fryrë vlerën e pronave

Në hapjen e gjyqit ndaj ish-presidentit Donald Trump i cili akuzohet për fshehje të të ardhurve dhe shpërdorim detyre avokati i shtetit të Nju-Jorkut u shpreh se Trump ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë duke fryrë vlerën e pronave të tij së bashku me familjen.
Fitimet erdhën përmes primeve më të ulëta të sigurimit dhe kushteve më të mira të huasë, dhe në deklaratën e tij të të ardhurave Kevin Wallace, një avokat i prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, tha se ish-presidenti ishte “i pasaktë” kur ai duhej t’ua përshkruante biznesin e tij siguruesve dhe huadhënësve. .
“Ky nuk është biznes si zakonisht, dhe kjo nuk është mënyra se si palët në mënyrë të sofistikuar merren vesh me njëra-tjetrën” tha Wallace.
Megjithatë, avokati i Trump, Christopher Kise mohoi çdo pretendim.
“Është një nga markat më të suksesshme në botë, dhe ai ka bërë një pasuri të vërtetë duke pasur të drejtë për investimet në pasuri të paluajtshme,” tha Kise në deklaratën e tij.
“Nuk kishte asnjë qëllim për të mashtruar, nuk kishte paligjshmëri, nuk kishte mospagim, nuk kishte asnjë shkelje, nuk kishte mbështetje nga bankat dhe nuk kishte fitime të padrejta”, transmeton “The Guardian”.
Kise tha gjithashtu se vlerësimet e Trump për pronat e tij u kuptuan si vlerësime dhe se vetëm për shkak se njerëzit nuk pajtohen me to nuk do të thotë se ata janë mashtrues.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




