Nagorno-Karabak/ Forcat armene bëjnë marrëveshje armëpushimi me Azerbajxhanin

Botë | 3 vite më parë

Njëzet e katër orë pas ofensivës së ushtrisë azerbajxhanase në Nagorno-Karabak, forcat etnike armene kanë pranuar armëpushimin.

Një nga kërkesat kryesore që forcat e Karabakut kanë pranuar është propozimi për çarmatim të plotë, duke marrë edhe ato zona që tre vite më parë s’ishin dorëzuar.

Rreth 120,000 armenë etnikë jetojnë në enklavën e Kaukazit të Jugut, e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Zyrtarët e Karabakut thonë se të paktën 27 njerëz janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur që kur ushtria azerbajxhanase filloi atë operacionet “anti-terror”.

Presidenca e Azerbajxhanit tha se të enjten do të ketë një takim me përfaqësuesit armenë të Karabakut për bisedime mbi “çështjet e riintegrimit”.

Ndërmjetësimi i fundit u krye nga paqeruajtësit rusë, të cilët shpallën marrëveshjen për ndërprerjen e plotë të konfliktit nga ora 13:00 me kohën lokale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme