Energjia e rinovueshme, BE miraton legjislacionin e ri

Ligjvënësit e BE-së kanë miratuar një legjislacion të ri që rrit pjesën e burimeve të rinovueshme në brenda bllokut deri në 2030-tën në 42.5%. Përmes një deklarate Parlamenti Europian njoftoi se ligjvënësit miratuan një ndryshim në Direktivën e BE-së për Energjinë e Rinovueshme me objektivin ideal për të rritur deri në 45% burimet e ripërtërimtshme të energjisë.
Sipas ligjit të ri, autoritetet kombëtare do të duhet të përshpejtojnë procedurat e autorizimit dhe “të japin leje për termocentrale të reja të energjisë së rinovueshme, të tilla si panelet diellore ose turbinat me erë, ose të përshtatin ato ekzistuese” brenda 12 ose 24 muajve në varësi të vendndodhjes së tyre.
Legjislacioni synon gjithashtu të reduktojë emetimet e gazeve serrë me 14.5% deri në vitin 2030 në sektorin e transportit duke mbështetur përdorimin e biokarburanteve dhe lëndëve djegëse me origjinë jo biologjike, si hidrogjeni.
Vendet anëtare të BE-së duhet ti japin zyrtarisht dritën jeshile ligjit, por ai do të jetë vetëm një formalitet pasi negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje në mars.
Legjislacioni është pjesë e programit të Marrëveshjes së Gjelbër të Komisionit Evropian, që synon të arrijë neutralitetin klimatik dhe zero emetim karboni në BE deri në vitin 2050.
Gazetar A.Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




