Lufta në Ukrainë, i dërguari i Papës udhëton drejt Kinës. Diskutohet plani i paqes

Botë | 3 vite më parë

I dërguari i Vatikanit, kardindali Mateo Zupi do të udhëtojë në Kinë ku do të diskutojë për planin e paqes që synohet të arrihet në Ukrainë.

Përmes një deklarate për mediat, Vatikani ka bërë të ditur se i dërguari papal, kardinali Mateo Zupi, do të udhëtojë në Kinë nga data 13-15 shtator, si pjesë e një përpjekjeje diplomatike për të arritur paqen në Ukrainë e cila po lufton ndaj agresionit rus që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Kardinali Zupi pritet të takohet me udhëheqësit kryesorë përfshirë kryeministrin kinez Li Qiang raporton, e përditshmja “La Repubblica”.

I dërguari i Papës,  tashmë vizitoi Kievin dhe Moskën në qershor dhe udhëtoi për në Uashington muajin e ardhshëm si pjesë e përpjekjeve të Vatikanit për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme