Përmbytjet në Libi/ Bilanci me mijëra të vdekur dhe 10.000 të zhdukur

Në Libi vazhdojnë përpjekjet e kolonave me automjete të shpëtimit dhe ndihmave humanitare për banorët e prekur nga përmbytjet katastrofike.
Raportohet se rreth 3 mijë banorë kanë humbur jetën dhe trupat e më shumë se 1 mijë personave u gjetën në qytetin mesdhetar më të goditur nga përmbytjet, në Dernë.
Rreth 10 mijë persona janë shpallur të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese në Libi, tha Tamer Ramadan, kreu i zyrës së Libisë të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, me qendër në Tunis.
Vërshimet e fundit janë pasojë e stuhisë “Daniel” e cila përshkoi lindjen e Libisë në fundjavë, duke shkatërruar dy digat e lumit që kalon përmes qytetit dhe duke çliruar miliona metra kub të rezervuarin me ujë në zonë.
Disa godina banimit janë rrëzuar pjesërisht ndërsa një urë u shemb nga vrulli i mijëra tonëve ujë drejt detit.
“Autoritetet po mbërrijnë me vështirësi në Dernë, sepse rrugët që të çojnë aty janë shkatërruar ose janë ndërprerë nga vërshimet. Por ndihmat humanitare po vijnë,” raporton agjencia Al Jazeera.
Të martën, një aeroplan zbriti 14 tonë me furnizime për banorët e prekur, ilaçe, pajisje dhe personel mjekësor. /AJ
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




