Tërmeti në Marok/ Ulen shpresat për të mbijetuarit teksa regjistrohen 2,800 viktima

Botë | 3 vite më parë

Ekipet e shpëtimit në Marok po luftojnë me kohën për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit e mundshëm si pasojë e tërmetit të fuqishëm të javës së kaluar.

Numri i jetëve të humbura ka vazhduar të rritet, duke prekur shifrën tragjike prej 2.800 viktimash ditën e hënë, ndërsa 2.500 persona raportohet se kanë marrë lëndime të ndryshme, shumë prej tyre edhe të rrezikshme për jetën.

Ekipet e shpëtimit thonë se shtëpitë karakteristike të zonave të prekura të Marokut, të ndërtuara me baltë, i kanë ulur shanset për gjetjen e të mbijetuarve.

Shteti i Afrikës Veriperëndimore po kërkohet të pranojë ndihmat e vendeve të tjera, pasi deri tani vetëm katër shtete aleate po e ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ato humanitare.

Tërmeti me magnitudë 6,8 goditin Marokun ditën e premte në Malet e Atlasit të Sipërm dhe epiqendra ishte 72 km në jugperëndim të qytetit të Marakeshit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme