Baiden dhe Modi takohen mes kritikave për aksesin e kufizuar të shtypit

Botë | 3 vite më parë

 

Presidenti i SHBA-së, Xho Baiden ( Joe Biden ) u prit të premten në një takim nga kryeministri indian, Narendra Modi ( Narendra Modi ), përpara fillimit zyrtar të samitit të G20, në Nju Delhi ( New Delhi ).

Para takimit, shtypi amerikan u tregua kritik ndaj takimit Baiden-Modi, pasi qasja e medias ishte e kufizuar.

“Ky takim do të zhvillohet në rezidencën e kryeministrit, Modi. Pra, është e pazakontë në këtë drejtim. Kjo nuk është një vizitë tipike dypalëshe në Indi, me takime në kryeministri dhe një program të tërë”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, në një përpjekje për të qetësuar gazetarët.

Në qershor, Modi u prit nga Biden si i ftuar shtetëror në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy liderët zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila është shumë e pazakontë për Modin, pasi ai rrallë merret në pyetje nga gazetarët.

Qeveria e SHBA-së po kërkon të forcojë lidhjet me Indinë, për të kundërshtuar shqetësimet në rritje mbi vendosmërinë e Kinës në rajonin Indo-Paqësor.

Sipas ATSH 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme