Erdogan takohet më 4 shtator me presidentin Putin

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet më 4 shtator në Soçi me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan).
Dy liderët do të takohen në lidhje me eksportet e grurit përmes Detit të Zi.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të enjten (31 gusht) se ai i kishte dërguar Rusisë “propozime të prekshme” për të ringjallur një marrëveshje që lejonte eksportimin e sigurt të grurit ukrainas përmes Detit të Zi, ku Rusia kontrollon rrugët detare të Ukrainës.
Rusia u tërhoq nga marrëveshja në korrik, një vit pasi ajo u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia, duke u ankuar se sanksionet ekonomike perëndimore bllokojnë eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave në kundërshtim me një memorandum paralel dhe duke thënë se ato nuk u drejtohen vendeve që kanë nevojë për to.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




