“Lufta po i afrohet Rusisë në shtëpinë e vet”/ Ukraina rrit prodhimin e dronëve

Botë | 3 vite më parë

Sulmet me drone që synojnë territorin rus ka të ngjarë të intensifikohen, thonë analistët, dhe Ukraina po shfaqet gjithnjë e më e vendosur për t’i sjellë Rusisë shkatërrim, paqëndrueshmëri dhe për ta bërë luftën të paparashikueshme.

Sulmet me mjete ajrore të telekomanduara ndaj Rusisë janë rritur mprehtë në rajonet perëndimore, qendrore dhe jugore të vendit, si dhe në Moskë dhe në Krimenë që pushtoi një dekadë më parë.

“Lufta po i shkon Rusisë në shtëpinë e vet,” thotë Timothy Ash, një strateg për tregjet në zhvillim.

“Ukraina po demonstron se mund t’ia bëjë jetën shumë të vështirë Rusisë, rusëve dhe [Vladimir] Putinit,” shtoi ai.

Lufta me dronë

Ukraina është shënjestruar me mijëra sulme nga dronë rusë gjatë konfliktit 19-mujor, dhe infrastruktura e saj energjetike, e mbrojtjes dhe civile janë bombarduar nga dronët e prodhuar në Iran. Të martën në mbrëmje, Kievei tha se anuloi më shumë se 20 sulme me dronë dhe raketa në kryeqytet.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelenskyy) tha në mes të gushtit se po punojnë për të rritur ndjeshëm prodhimin e dronëve në vend, për distanca dhe qëllime të ndryshme.

“Prodhimi është i nevojshëm. Sidoqoftë, duhet të sistematizojmë mënyrën si i furnizojmë trupat tanë dhe këto mjete. Dronët janë ‘sytë’ dhe mbrojtja në vijën e parë,” tha Zelenski.

Oleksandr Musiyenko, një ekspert ushtarak dhe kreu i Qendrës për Studime Ushtarake dhe Ligjore në Kiev, mendon se sulmet me dronë do të intensifikohen më tej.

“Unë mendoj se shkalla e këtyre sulmeve do të jetë më e lartë… Ukraina është përpjekur të përdorë lloje të ndryshme dronësh për sulmuar objektet ushtarake ruse dhe industrinë e saj së mbrojtjes. Unë mendoj se dronët do ta ndryshojnë skakierën e luftës Rusi–Ukrainë,” deklaroi Musiyenko për medien amerikane “CNBC”.

“Nuk kemi lloje të ndryshme raketash si Rusia, por do të rrisim prodhimin e llojeve të ndryshme të dronëve,” vuri në dukje ai. /CNBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme