Uragani Idalia godet Floridan, përmbytje, ndëprerje e energjisë elektrike, bllokime rrugësh

Uragani Idalia ka sjellë përmbytje në rrugët e Floridës nga Tampa në Tallahassee, me një shtrirje prej më shumë se 320 kilometrash. Banorët në zonat e cënueshme bregdetare ishin urdhëruar të grumbullonin gjërat dhe të largoheshin pasi Idalia filloi të fitonte fuqi.
Kryebashkiaku John Dailey i Tallahassee, kryeqyteti i Floridës, po u bën thirrje të gjithë banorëve që të qëndrojnë në vendet ku ndodhen, sepse tani është tepër vonë për të rrezikuar që të dalin jashtë.
“Koha për të evakuuar ka ardhur dhe ka ikur,”- tha Dailey në emisionin “Today” të NBC. “Është koha për t’u strehuar në një vend.”
Në Clearëater, në kontenë Pinellas të zonës së Gjirit Tampa, qyteti po u kërkon atyre që kanë mbetur pavarësisht një urdhri evakuuimi të detyrueshëm, që të kufizojnë përdorimin e ujit dhe të tualetit për shkak se sistemi i ujërave për shkak të stuhisë është i rrëmbyeshëm.
Zyrtarët e qarkut thonë se janë raportuar përmbytje në rrugë në të gjithë zonat bregdetare. Zyra e sherifit të qarkut mbylli hyrjen në ishujt pengues dhe pjesa më e madhe e Bulevardit Gulf, përgjatë ishujve pengues, është mbyllur për shkak të përmbytjeve të konsiderueshme.
Shërbimi Kombëtar i Motit në Tallahassee e quajti Idalia “një ngjarje të paprecedentë”, pasi asnjë uragan i madh i regjistruar nuk ka kaluar ndonjëherë që nëpërmjet gjirit t’i afrohet rajonit Big Bend.

Kur Idalia arriti në tokë të mërkurën në mëngjes, kishte një shpejtësi maksimale të qëndrueshme afër 205 km/h. Zona e kënetës së ulët u përball me një stuhi deri në 4.5 metra. Ka zona të populluara në rajon, duke përfshirë Gainesville, ku Universiteti i Floridës anuloi mësimet deri të mërkurën.
Më shumë se 200,000 konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike pasi pemët e këputura nga erërat e forta rrëzuan linjat e energjisë elektrike dhe rrugët zhytën në pellgje uji. Përgjatë bregut, disa shtëpi u mbuluan deri në afërsi të çative të tyre. Ndërsa cikloni lëvizte në brendësi të tokës, erërat shkatërrun qindra çati.
“Ne kemi shumë pemë në rrugë, mbeturina në rrugë, mos lëvizni,”- than ë një postim departamenti i zjarrfikësve dhe i shpëtimit në Cedar Key. Postimi i departamentit shtoi se shumica e rrugëve përreth zonës në qendër të qytetit ishin nën ujë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




