New York, shpërthen ujësjellësi, përmbyten rrugët dhe metroja në Times Square

Ujësjellësi i vjetër 127-vjeçar nën Times Square të New Yorkut shpërtheu në orët e para të mëngjesit, duke përmbytur rrugët e qendrës së qytetit dhe stacionin më të ngarkuar të metrosë në botë.
Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë ujin duke u derdhur në stacionin e metrosë Times Square poshtë shkallëve dhe përmes grilave të ventilimit. Si pasojë e rrjedhjes së ujit janë përmbytur edhe platformat e metrosë.
Punonjëve të ujësjellsit iu desh një orë për të ndaluar rrjedhjen e ujit nga tubacioni me diametër gjysëm metri. Ata gërmuan me pajisje të rënda një gropë të madhe në një kryqëzim të qytetit për të arritur në pjesën e plasur të tubit.
Si pasojë shërbimet e metrosë u pezulluan përkohësisht në pjesën më të madhe të Manhatanit në linjat 1, 2 dhe 3, të cilat kalojnë drejtpërdrejt nën tubacionin e çarë.
Qyteti i New Yorkut ka rreth 10.900 kilometra tubacione uji. Gjatë tre viteve të fundit, qyteti ka shpenzuar 1.9 miliardë dollarë për përmirësimin dhe rehabilitimin e tubacioneve të vjetruara të ujit dhe kanalizimeve. Pothuajse çdo ditë në qytet ndodhin ndërprerje të furnizimit me ujë.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




