Shefi e futbollit të Spanjës, Luis Rubiales do të hetohet për puthjen e padëshiruar me Jenni Hermoso

Botë | 3 vite më parë

Prokurorët spanjollë kanë hapur një hetim që mund të përfundojë me akuza për agresion seksual kundër shefit të Federatës së Futbollit të vendit, Luis Rubiales.

Rasti përqendrohet në puthjen e padëshiruar që Rubiales i dha lojtares Jenni Hermoso teksa Spanja fitoi Kupën e Botës për femra më 20 gusht sipas një deklarate të së hënës nga Zyra e Prokurorit spanjoll.

“Ne kemi rënë dakord të kontaktojmë Jennifer Hermoso për ta informuar atë për të drejtat e saj si viktimë e një krimi të supozuar të agresionit seksual në 15 ditët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

Kjo vjen përpara një takimi “të jashtëzakonshëm dhe urgjent” të thirrur nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) pasi Rubiales u pezullua përkohësisht nga FIFA, organi drejtues botëror i futbollit.

Bosi i futbollit dhe RFEF janë përfshirë në polemika që kur ai puthi në buzë sulmuesen 33-vjeçare Hermoso pasi Spanja fitoi titullin e saj të parë në Kupën e Botës për femra me fitoren kundër Anglisë.

Rubiales ka thënë se ka bërë një gabim, por puthjen e ka quajtur konsensuale, ndërsa Hermoso ka thënë se ajo nuk ka dhënë leje për t’u puthur dhe është ndjerë e dhunuar./CNN/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme