Probleme me shlyerjen e borxheve, Evergrande aplikon për mbrojtje nga falimenti në SHBA

Gjiganti kinez i zhillimit të pronave, Evergrande Group, ka aplikuar për mbrotje nga falimenti në SHBA, ndërsa në Kinë po thellohet kriza me pronat e paluajtshme.
Një ditë më parë, Evergrande Group dorëzoi në një gjykatë të Nju-Jorkut kërkesën për t’u mbrojtur sipas Kapitullit të 15 të Kodit për Falimentin.
Ky kapitull parashikon mbrojtjen e aseteve që një kompani e huaj mund të ketë në SHBA, ndërkohë që kompania në fjalë punon për të ristrukturuar borxhet e saj.
Evergrande ka më shumë se 1.300 projekte në më shumë se 280 qytete kineze.
Grupi zotëron edhe një kompani prodhimi makinash elektrike dhe një klub futbolli.
Në 2021-in, Evergrande bëri të ditur se nuk mund të paguante borxhet, duke sjellë tronditje në tregjet financiare botërore.
Totali i borxheve që ka kompania shkon më shumë se 300 miliardë dollarë, me shumë se çdo kompani tjetër e zhvillimit të pronave në të gjithë botën.
Javën e shkuar, një tjetër gjigant kinez i zhvillimit të pronave, Country Garden, paralajmëroi një humbje me vlerën e deri 7.6 miliardë dollarëve për gjashtë muajt e parë të vitit.
Edhe kompani të tjera që veprojnë në tregun kinez të pronave të paluajtshme po përpiqen të gjejnë para për të përmbushur dhe përfunduar projektet e tyre.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




