Meloni pas pushimeve në Vlorë, “Corriere”: Tani e pret një vjeshtë e ngjeshur

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, është rikthyer në Itali ku e presin disa zhvillime politike, pasi mbylli vizitën disaditore në Vlorë në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama.
Vizita e saj në vend u mbulua me mister dhe sipas gazetës italiane “Corriere” nuk ka detaje as për diskutimet që mund të jenë bërë në takimin e mundshëm me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.
“Nuk pati një darkë të përbashkët,” i thonë gazetës burime nga stafi i ish-kryeministrit Blair.
Me kryeministrin Rama, Meloni u fotografua disa herë, herë në rezidencën e tij dhe privatisht duke bërë xhiro me motoskaf përgjatë Adriatikut me motrën, Arianna, dhe bashkëshortin e gjithashtu ministrin e Bujqësisë, Francesco Lollobrigida.
Shefi i qeverisë shqiptare e vlerësoi Melonin si një motër.
“Motra nga Shqipëria, Vëllai nga Italia. FALEMINDERIT GIORGIA, ISHTE NJË NDER,” shkroi Rama në Facebook.
Këtë vjeshtë, Melonin e pret një agjendë e ngjeshur ku ajo do të duhet të marrë vendime: ligji për buxhetin, ratifikimi i reformës në drejtësi dhe përgatitjet për zgjedhjet europiane të parashikuara për pranverën e ardhshme.
Konkurrencë, Meloni pritet të ketë edhe përballë kolegëve nga partitë e koalicionit, Antonio Tajani dhe Mateo Salvini, raporton “Corriere”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




