Kolumbi, tërmet 6 ballë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,1 ballë ka goditur mbrëmjen e së enjtes kryeqytetin Bogota dhe qytete të tjera të Kolumbisë.
Tërmeti ndodhi në rajonin Meta me epiqendër 100 kilometra në jug të kryeqytetit. Ai u pasua nga dy pasgoditje minuta më vonë.
Kryebashkiakja e Bogotës, Claudia Lopez Hernandez, u kërkoi banorëve që të mos kthehen në ndërtesat në kryeqytet për shkak të shqetësimeve për pasgoditje të tjera.
“Lëkundje të forta në Bogota! Le të qëndrojmë të qetë dhe të kujdesshëm! Po kontrollojmë gjithë sistemin e raportimit dhe reagimin e urgjencës për verifikime! Ju lutemi të merrni të gjitha masat paraprake në rast të pasgoditjeve të mundshme! Qetësi dhe kujdes!” shkroi Lopez Hernandez në rrjetin social “X”, të njohur më parë si Twitter.
Banorët lanë shtëpitë e tyre dhe punëtorët u larguan nga ndërtesat qeveritare në Bogota, ndërsa aeroporti ndërkombëtar u evakua. Një person thuhet se ka humbur jetën, ndërsa janë raportuar dëme në ndërtesat pranë epiqendrës.
Gazetar: Artur Mata
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




